05-12-2024

Diaspora kosovare pas liberalizimit të vizave zvogëloi remitencat

Pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar rritje të ngadalësuar.

Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

“Vlera e remitencave të pranuara në tre mujorin e parë 2024 ka arritur në 281milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tre mujorin e parë 2023. Rritja e ngadalësuar e remitencave në tre mujorin e parë pas liberalizimit të vizave më vendet e BE-së , mund të jetë ndikuar nga rritja e vizitave të kosovarëve në diasporë , të cilët ofrojnë mbështetje financiare për familjaret e tyre për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.

Sipas këtij raporti, remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbejnë rreth 55.5 % e të gjitha remitencave.

Remitencat përmes kanaleve formale (bankat dhe institucione tjerat) kanë shënuar rritje vjetore prej 3 për qind në TM1 2024, ndërsa është shënuar rritje prej 5.8 për qind e dërgesave përmes kanaleve te tjera, potencialisht ndikuar nga rritja e vizitave të kosovarëve në diasporë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.