Digjen sipërfaqe malesh të Prizrenit
Zjarrëveniet e maleve por edhe e fushave në Kosovë është bërë e shpeshtë.
Edhe sot, një pjesë e maleve, në Prizren po digjen.
Në disa pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihen sipërfaqe malesh duke u djegur.
Siç shihet në këto fotografi, tym i madh po del nga malet.
Nuk dihen arsyet e kësaj zjarrvënieje?
Në anën tjetër, policia në raportin e saj 24-orësh, njofton se një person ka raportuar se një pyll është përfshirë nga një zjarr, ndërsa njësia e zjarrfikësve ka dal në vendin e ngjarjes. Në këtë rast nuk saktësohet vendi.