26-04-2024

Disa fshatra të Prizrenit dhe Hasit do të mbeten pa ujë për katër ditë

Kompania “Hidroregjioni Jugor“ që furnizon me ujë komunën e Prizrenit ka njoftuar se 11 fshatra  në zonën e Hasit të Prizrenit do të mbeten pa furnizim me ujë të pijes për katër ditë.

Nga dita e martë,  2 deri me datën 6 qershor,  pasi burimi “Sozi” në zonën e Hasit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërtimit të pompave dhe rehabilitimit të rezervuarëve.

Referuar njoftimit, punimet janë në kuadër të projektit të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës.

“Gjatë kësaj periudhe fshatrat të cilat jemi të obliguar të ndërpresim furnizimin e ujë të pijes janë: Nasheci, Gorozhupi, Planeja, Milaj, Kojushi, Mazrek, Gjonaj, Kobaj, Atmaxha, Tupeci dhe Landovica”, thuhet në njoftim.

Kompania ka njoftuar se gjatë kohës së punimeve, nëpër këto fshatra do të angazhohet për furnizim me ujë të pijes në mënyra alternative nëpërmjet cisternave.

Kompania “Hidreoregjioni Jugor“ ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët dhe banorët e këtyre fshatrave gjatë kësaj kohe, dhe ka kërkuar që paraprakisht këto fshatra të funrizohen me rezerva të ujit të pijes.

“Realizimi i këtyre punimeve do të përmisojë dukshëm furnizimin me ujë të pijes për mbi 10 fshatra të kësaj zone, por edhe do të zvogëlojë shpenzimet e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.