29-05-2026

Disa prej kandidatëve për deputetë të përfshirë në vepra penale të korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),  bazuar në të dhënat e monitorimit të proceseve gjyqësore, ka publikuar raportin “Integriteti i listave zgjedhore-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 7 qershor 2026” në këtë raport ka paraqitur kandidatët për deputetë që janë të përfshirë në raste penale.

Gzim Shala, hulumtues i lartë, tha se këta 25 kandidatë përfshihen në gjithsej 29 raste penale. Derisa në disa raste, ka kandidatë që akuzohet për më shumë se një vepër penale në një rast të vetëm.

“Sipas kapitujve, veprat penale më të shpeshta dalin të jenë ato që hyjnë në kapitullin e korrupsionit zyrtar dhe kundër detyrës zyrtare, 14 herë. Konkretisht, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” është vepra penale për të cilën janë përfshirë shtatë (7) kandidatë, kurse pesë (5) kandidatë janë të përshirë për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo detyrimeve financiare”. Ndërkaq, për veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit” janë përfshirë nga një kandidat”, ka thënë ai.

Ndërsa, si vepra penale më e shpeshtë del të jetë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, përkatësisht 10 herë.

Po ashtu, kandidatët janë evidentuar edhe për vepra tjera penale, si: pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, si dhe vepra tjera të natyrave të ndryshme penale.

Tabela në vijim paraqet veprat penale dhe numrin e kandidatëve të përfshirë në secilën prej tyre.

Vepra penale Nr. i kandidatëve
Përdorimi i armës apo mjetit  rrezikshëm 10
Keqpërdorimi i pozitës/detyrës apo autoritetit zyrtar 7
Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë/të ardhurave/dhuratave/detyrimeve financiare 5
Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes  detyrës zyrtare 3
Sulmi 2
Mbajtja  pronësi, kontroll ose posedim  paautorizuar të armëve 1
Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit 1
Kanosja 1
Pjesëmarrja  turmë  kryen vepër penale dhe huliganizmi 1
Marrja e ryshfetit 1
Ushtrimi i ndikimit 1
Sulm ndaj personit zyrtar 1
Vjedhje 1

IKD ka publikuar vazhdimisht analiza të tilla edhe në proceset zgjedhore të viteve paraprake. Me qëllim të evidentimit të trendit të përfshirjes së kandidatëve në raste penale nga ana e subjekteve politike, edhe në këtë raport paraqitet një krahasim me të dhënat e zgjedhjeve të mëhershme parlamentare.

Për Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, IKD kishte evidentuar 33 kandidatë të përfshirë në raste penale, të cilët ishin pjesë e listave të 6 subjekteve politike. Ndërkaq, për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025, numri i kandidatëve të përfshirë në raste penale kishte rënë në 23 kandidatë, të shpërndarë në vetëm 3 subjekte politike.

Në raport me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, kur ishin evidentuar 27 kandidatë të përfshirë në raste penale, nga të dhënat e monitorimit rezulton se për zgjedhjet e vitit 2026 ka një ulje të lehtë të këtij numri. Konkretisht, IKD ka evidentuar 25 kandidatë të përfshirë në raste penale.

Megjithatë, pavarësisht uljes së numrit të përgjithshëm të kandidatëve të përfshirë në raste penale në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, është rritur numri i subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë kandidatë të tillë. Derisa në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2025 kandidatë të përfshirë në raste penale ishin evidentuar në listat e 7 subjekteve politike, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2026, kandidatë të tillë janë evidentuar në listat e 8 subjekteve politike.

Asnjë koment

Comments are closed.