03-10-2024

Dogana e Kosovës po e lufton “falsin”, kontrolle në 11 dyqane, përfshië edhe Prizrenit

Njësit e Taskë Forcës me njësitën e doganave për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit ka zhvilluar një aksion në tri regjione të Kosovës ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare që dyshohen për mallra të falsifikuara.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, që bashkë me Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Polici, drejtorinë për hetimin e krimeve kibernetike në Polici dhe Inspektoratin e Tregut, janë pjesë e kësaj Task Force, ka thënë se pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të tyre kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë)”, është shprehur Stavileci.

Asnjë koment

Comments are closed.