26-04-2024

Donald Trump Jr. i jep zë fjalëve të Grenellit: Kurti është anti-amerikan

Donald Trump Junior (I riu), ka shpërndarë fjalën e të dërguarit të posaçëm për dialogun, Richard Grenellit – në të cilin ai e quante Kurtin anti-amerikan.

“Një gjë është e sigurt, gjithnjë Albin Kurti do të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – thoshte Grenell në një status shpërthyes në Twitter.

“Ai ishte kundër ideve të Obamas, dhe ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi s’ta paguan qeranë; punët po.” – shtonte ai.

Ky reagim erdhi pasi partia e Kurtit paralajmëroi mos-zbatimin e marrëveshjes nëse vinin përsëri në pushtet. /indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.