Dorëhiqen kryetarët e katër komunave veriore
Dorëheqje këtë mëngjes kanë dhënë edhe kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë.
Paraprakisht dorëheqje ka dhënë edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, bashkë me asamblistët në këtë komunë.
“Dorëheqjet do t’i kalojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Një ditë më parë, dorëheqje ka dhënë edhe ministri Goran Rakiq.
Lista Serbe sot ka thirrur një protestë për ora 12:00 në veri të vendit. Kërkesa e tyre është themelimi i asociacionit dhe heqja e vendimit për targat ilegale./IO