20-04-2024

Drejtoria e Bujqësisë mohon kritikat se ka pasur favorizime politike gjatë ndarjes së motokultivatorëve

Drejtoria për Bujqësi në Prizren ka mohuar pretendimet e opozitës, që ka kritikuar se në rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve për fermerë, ka pasur favorizime të njerëzve partiak, madje edhe sipas “librezave partiake”, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Tri ditë më parë, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) në Prizren, dy ditë më parë ka bërë shpërndarjen e motokultivatorëve dhe mjeteve të imëta bujqësore për 60 fermerë përfitues.Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 150 mijë euro.

Por, pas kësaj përfaqësues opozitar në Prizren e kanë kritikuar komunën për siç thonë politizim të projektit për shpërndarjen e motokultivatorëve, e ku “përpos ndarjes me libreza partiake, njëri ndër kushtet për përfitim ishte edhe afërsia familjare”.

Fotografia e profilit të Egzon Elshani

Egzon Elshani, drejtor i BPZHR-së, mohon kritikat e tilla, duke thënë se nuk është e vërtetë që ka pas favorizime politike. Është formuar një komision nga ana e Kryetarit të Komunës dhe janë vlerësuar dosjet e secilit aplikues, e në funde është bërë përzgjedhja e fituesve”, ka thënë ai përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas tij, çdo kush që ka dyshime mund të drejtohet në zyrat e kësaj Drejtorie.

A është politizuar edhe bujqësia, në rastin e subvencioneve në Prizren?

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.