03-10-2024

Drejtuesit e vlerësojnë të suksesshme punën e spitalit të Prizrenit

Drejtuesit e Spitalit Rajonal “ Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, sot kanë organizuar një konferencë për media ku është raportuar për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2019-të dhe planifikimet për vitin 2020-të.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit, Afrim Avdaj, tha se vitin që e lam pas, në këtë institucion shëndetësor është rritur numri i shërbimeve mjekësore si dhe janë rritur të hyrat vetanake.

“Shumica e mjeteve të buxhetit janë shpenzuar për blerjen e materialit shpenzues sidomos për nevoja të repartit të dializës, ku po trajtohen edhe pacientë nga Republika e Shqipërisë, dhe vlerësojmë se kemi patur një performancë të suksesshme gjatë 2019-ës”, theksoi ai.

Drejtori Avdaj më pas njoftoi se në këtë institucion gjatë vitit 2019-të janë hospitalizuar 23 205 persona, janë realizuar 5403 operime dhe mbi 238 mijë vizita specialistike. Ai njoftoi gjithashtu se në këtë Spital janë regjistruar 318 lindje, 280 më pak se vitin 2018-të që duhet të jetë një shqetësim tejet i theksuar, theksoi ai. Ai më pas tha se përmes projekteve të ndryshme dhe donatorëve, janë përmirësuar dukshëm shërbimet infrastrukturore, dhe njoftoi edhe për dy projekte tejet të rëndësishme që pritet të realizohen në këtë institucion.

Drejtori Avdaj tha se jemi të vetëdijshëm për mangësitë tona, por edhe përkundër sfidave, përkushtimi jonë për shërbime cilësore dhe krijimin e kushteve të favorshme për punë nga viti në vit po përmirësohet dukshëm, tha ai. Drejtuesit e Spitalit të Prizrenit, thanë në fund se trendi i zhvillimeve pozitive në shërbim të pacientëve do të jetë prioritet edhe gjatë këtij viti./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.