25-04-2024

Prizren: Dy anëtarë të familjes lëndohen nga shembja e një shtëpie

Sot në Prizren, siç është thënë nga vjetërsia është shembur një shtëpi në të cilën janë lënduar dy anëtarë të familjes Kasëmllari.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, më pas ka njoftuar se ata fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Sipas tij, në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut.

“Rreziku nga shembja e shtëpive të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të rinovohen”, ka shkruar ai në profilin e tij në “facebook”. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.