20-04-2024

Reagon opozita: Shembja e shtëpisë në Prizren dështim i pushtetit lokal

Përfaqësues të opozitës në Prizren kanë reaguar pas shembjes së shtëpisë në Prizren, me ç‘rast u lënduan dy anëtarë të familjes Kasëmllari, duke e vlerësuar këtë si një dështim të pushtetit lokal për parandalimin e fatkeqësive nga objektet e vjetra.

Pasi ka shprehur keqardhje për të lënduarit, kryetarit i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se ndërhyrjet e tilla të pushtetit për mbrojtjen e jetës së qytetarëve janë obligim ligjor.

“Është  ky edhe një dështim i pushtetit lokal për të parandaluar fatkeqësi të tilla, për çka edhe kanë obligim ligjor. Shprehim keqardhjen për të lënduarit pjestarë të familjes Kasëmllari dhe urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “facebook”.

Ndërkaq, shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj, në një postim në “facebook” duke aluduar tek pushteti, ka shkruar kështu: “Me paret qe i keni vjedh veq prej 10 ulëseve, keni mujt me i dale ne ndihme familjes te ciles iu rrenu sot shtepia duke ia rreziku edhe jeten e tyre”.

Asnjë koment

Comments are closed.