27-07-2024

Dy mjetet shpërthyese gjenden në “Arbanë” të Prizrenit

Policia njoftoi për dy mjete të pa shpërthyera të gjetura, dje në lagjen Arbana të Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Për rastin policinë e ka njoftuat një person, sipas të cilit mjetet i kishte hasur në skaj të një rruge.

“Njësit përkatëse policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në  lagjen “Arbana” të Prizrenit javën e kaluar janë gjetur edhe katër granata dore, të mbetura nga lufta e fundit. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.