15-07-2024

Meshkujt përbëjnë dyfishin e të lindurve gjatë fundjavës në Prizren

Raporti i lindjeve për tri ditët e shkuara në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren,  reparti obstetrik (salla e lindjes):

Numri i përgjithshëm i lindjeve për të premten, të shtunën dhe të dielën ka qenë 32. Numri më i madh i lindjeve është regjistruar të premten, gjithsej 15 sosh, ndërsa më pak të dielën, vetëm 8 raste.

Gjatë fundjavës numrin më të madh të të lindurve apo dyfishin e kanë përbërë meshkujt, në raport me femrat.  Nga 32 foshnjat e lindura vetëm 11 kanë qenë femra.

Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, këto ditë pa pasur më pak lindje me operacion apo vetëm 6 sosh. /gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.