26-04-2024

Dy shtetas të Shqipërisë kalojnë kufirin ilegalisht përmes Pashtrikut

Dy persona nga Shqipëria kanë kaluar ilegalisht kufirin për në Kosovë, nëpërmjet malit të Pashtrikut, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, shtetasit e Shqipërisë janë kapur dje pasdite në fshatin Gorozhup të Hasit.

Për këtë ata janë shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë deportuar në R. e Shqipërisë dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.