26-04-2024

Dy të lënduar në një aksident në Landovicë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Landovicë ndërsa dy persona kanë pësuar lëndim, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Fsh. Landovicë, Prizren 23.12.2020 – 16:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.