27-04-2024

Prizren: Prezantohet si polic, del të jetë i rrejshëm dhe me armë lodër

Policia në Prizren thotë se ka pranuar një informacion se një person i dyshimtë që disa herë viziton një qendër bamirësie në Prizren me pretekstin se është person zyrtar dhe kërkon respektimin e masave antiCovid-19.

“Në këtë rast i dyshimti prezantohet si person zyrtar në cilësinë e policit. Punëtorët e kësaj qendre duke dyshuar se ky person nuk është polic të njëjtin e raportojnë dhe gjatë verifikimit nga njësia e hetimeve rajonale, është konstatuar së ky person është prezantuar rrejshëm. I dyshimti tashmë S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një armë (Pistoletë) me këllëf, por e cila më vonë është vërtetuar se ishte lodër e plastikës, pra nuk ishte armë e vërtetë. I dyshuari paraprakisht edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim”, njofton PK-ja.

I dyshuari është shoqëruar në Polici nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar, gjithashtu i është sekuestruar edhe pistoleta e plastikës me mbishkrimin ‘’DESERT EAGLE PISTOL’’

“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt hetimore”, përfundon njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.