24-04-2024

Haskuka flet për rastet e vjedhjeve në rajonin e Hasit e në qytet

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se shkaku i vjedhjeve në Has e në qytet, po shikohen mundësitë për vendosjen e kamerave, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ai në mbledhjen e Kuvendit Komunal, theksoi se ka biseduar edhe me Policinë, por edhe ajo është shumë e angazhuar shkaku i pandemisë.

Ditë më parë në Has, përkatësisht në Krajk dhe Lukije janë raportuar vjedhje nëpër shtëpi.

“Ka raste kur të dyshimtit po dënohen pak dhe po dalin sërish, prandaj ndoshta kjo imponon ndryshimin e ligjit përkatës”, ka thënë Haskuka./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.