Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.
Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333.
Në total numri i rasteve aktive është 1.095