04-05-2024

Eliminohet Bashkimi, ja kush shkon në gjysmëfinale të plejofit

Skuadra e Pejës është kualifikuar në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e ka mposhtur Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë. Pejanët kanë avancuar në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2:0. Të shtunën mbrëma, në palestrën “Sezai Surroi”, Peja shënoi fitore me rezultat të ngushtë 77:75.

Në fakt, Bashkimi e pati mundësinë për të barazuar rezultatin kur kishin mbetur edhe dy sekonda lojë, por amerikani Terrence Thompson dështoi në dy gjuajtjet e lira që i pati dhe konfirmoi fitoren e Pejës.

Skuadra pejane e siguroi fitoren vetëm në çerekun e fundit, të cilin e fitoi me shifrat 25:14. Peja u rikthye në këtë çerek pasi në dhjetëminutëshën e tretë ishte në disavantazh deri në dhjetë pikë (54:44).

Si në fitoren e parë edhe në të dytën, te Peja më i dalluari ishte Darius Washington me 28 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime. Kapiteni i Pejës, Dardan Berisha nuk u aktivizua fare.

Asnjë koment

Comments are closed.