29-04-2024

Emërohen nënkryetari i ri i Prizrenit dhe drejtori për bujqësi, priten edhe ndryshime të tjera

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një konferencë për media, ka njoftuar se në kuadër të ndryshimeve në kabinetin e tij qeveritar dhe pas prishjes së koalicionit me LDK-në , drejtorin e deritanishëm të Shëndetësisë, Visar Shehu e ka liruar nga kjo pozitë për ta angazhuar në postin e nënkryetarit të komunës, në vend të Esheref Memajt nga LDK i cili deri të premtën ushtronte këtë pozitë.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se, në vend të drejtorit të deritanishëm të Bujqësisë nga radhët e LDK-së, Egzon Elshani, zëvëndës të tij ka përzgjedhur , Agron Limanin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas kryetarit Haskuka, nga dita e nesërme do të zyrtarizohen në krye të disa drejtorive emra të rinj, të cilët do t’i bëj publik vet ai.

Po sipas tij, ndryshime të drejtorëve do të ketë në 10 drejtori nga 13 gjithsejtë sa janë në qeverisjen lokale.

Sipas disa burimeve të TV Prizreni, Osman Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje pritet të emërohet drejtor i ri i Shërbimeve Publike në vend të drejtorit të deritanishëm po nga LVV, Levent Kasëmi, ndërsa pritet që një drejtori të udhëhiqet nga ministrja e deritanishme e Adiministrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, nga partia e komunitetit boshnjak NDS që është partnere e koalicionit qeverisës në Prizren me Lëvizjen Vetëvendosje./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.