Në një konferencë për media në prag të finales së madhe të Kampionatit Botëror Rusia 2018, këngëtarja kosovare Era Istrefi është shprehur tejet e lumtur dhe e emocionuar që është pjesë e kësaj ngjarje.
“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar. Është një rasti rrallë dhe për mua është një ngjarje shumë e madhe. Ka shumë dashuri dhe emocione”
“Të bëjmë bashkë nacionalitete të ndryshme përmes muzikës është fantastike, ndjehem e nderuar”.
Istrefi gjithashtu ka folur edhe për xhirimet e videoklipit të “Live It Up”, duke thënë se e kishte shijuar shumë kohën në Budapest.
Pak orë pas, këngëtarja është lajmëruar nga stadiumi përmes një fotoje nën mbishkrimin: ‘’Shumë e lumtur që jam këtu. Mezi pres të performoj të Dielën’./Metro