25-04-2024

Qentë endacakë “pushojnë” tek dera e Drejtorisë së Arsimit

Përkundër që zyrtarët prizrenas kanë njoftuar për fillimin e trajtimit të qenve endacakë, në qytet po vërehet një numër i madh i tyre duke lëvizur në zona të ndryshme.

Përveç rrugëve dhe shesheve, ata tashmë po shfrytëzojnë edhe oborret e  shkollave apo hapësirat tjera për të qëndruar në grup.

Një qytetar ka postuar në facebook,  pamje kur një grumbull i qenve gjatë pasdites po pushonin, tek dyert e ndërtesës së Drejtorisë së Arsimit. Pas kësaj, përmes komenteve qytetarët kanë dhënë vlerësime për jo vetëm për numrin e shumtë të qenve, por edhe “mysafirllëkun” në derë të objektit kryesor të arsimit për Prizren./gazetaeprizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.