Fajdet: Mbi 81 mijë euro dëm për viktimën, Prokuroria e Prizrenit tregon detaje nga arrestimi i 32 vjeçarit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një 32 vjeçari nga Prizreni, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Fajdeja”.
“I pandehuri është arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës duke pranuar të holla nga viktima në emër të kamatave të paligjshme me të cilat e kishte ngarkuar të njëjtin. I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, thuhet tutje në njoftim.
