Familja e Kadri Veselit në gjendje jo të mirë emocionale, fqinja: Jemi të përlotur
Familjarët e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk kanë dashur të flasin, kur një ekip i T7 ka shkuar afër shtëpisë së tyre. Prapa kamerave, ata kanë thënë se janë në gjendje jo të mirë emocionale, që lidhet me mungesën e Veselit.
Ne lagjen ku jeton familja e Kadri Veselit, për T7 ka folur Fahrie Gashi, fqinje e ish-kreu të PDK-së. Ajo ka thënë se ndiejnë mungesën e Veselit
“Qe tash, masi ju dashtë me shku atje… Jo veç ne, por krejt mahalla e ndjen mungesën e tij, dhe jemi shumë të përlotur, shumë të mërzitur”, tha ajo. “Ne jemi mësu me pa atë gjallërinë e tij, sinqeritetin e tij”.
Ajo tha se pret lirimin e Veselit dhe të tjerëve që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës.
“Pres që të bëhet mirë. Edhe ata ishalla drejtësia i shpëton”, tha Fahrie Gashi.
Veseli është arrestuar me 5 nëntor 2020, pasi kundër tij u konfirmua një aktakuzë me dhjetë pika, që përfshin akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Express