Të premten, nga ora 10:00, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë garën e vrapimit “Vrapimi i Pavarësisë”.
Ky aktivitet do të organizohet me rastin e 5 vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Në garë do të marrin pjesë fëmijët e lindur në vitin 2008 (viti i pavarësisë së Kosovës), të cilët do të vrapojnë në shtegun prej 550 metrave përgjatë rrugës “Adem Jashari”, përkatësisht prej “Shtëpisë së Bardhë” deri në “Shatërvan”.