Fillojnë testet e shpejta (rapide) për COVİD-19 në fshatra: Gjonaj, Reçan, Korishë dhe Zhur
Përveç Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe QMF në Bajram Curr që po bëhet realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COVİD-19, tani për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, këto teste nga sot bëhen edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur.
Këtë e ka njoftuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në facebook. ku ka shkruar:
“Në këtë mënyrë, përveçse do e ulim intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, po ashtu do t’i eliminojmë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19, gjë që e parandalon përhapjen e virusit.
Me këtë rast dua të rikujtoj që përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe:
✅Testet e D-Dimer-it,
✅Rentgenin e mushkërive,
✅Analizat tjera të nevojshme dhe
✅Testet serologjike,
Virusi është ende në mesin tonë dhe ne si qeverisje lokale, së bashku me stafin shëndetësor, vazhdimisht jemi në kërkim të mënyrave të reja për ta luftuar atë. Andaj i ftoj të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë, ka shkruar ai.