10-12-2024

Filluan shpimet në kërkim të ujit për ujësjellësin e Temeqinës

Në fshatin Temeqinë të Malishevës kanë filluar shpimet, përkatësisht hapja e puseve për të siguruar ujë për pije për banorët e këtij fshati. Punimet në hapjen e puseve, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit.

Kërkimet për ujë për pije dhe ndërtimi i rrjeteve të reja të ujësjellësve, është angazhim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe Hidroregjionit Jugor. Ditë më parë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, kanë nënshkruar marrëveshje për kryerjen e këtyre shpimeve.

Asnjë koment

Comments are closed.