27-02-2020

Fiton më tepër miliona pas çdo postimi se pas një goli, Ronaldo “mbreti” i Instagramit

Cristiano Ronaldo është një nga atletët me pagën më të lartë në botë, por nga aftësia e tij në fushë me Juventus dhe Kombëtaren Portugeze raportohet se fiton atë më pak se sa nga paratë që merr thjesht nga përdorimi i telefonit të tij.

Ronaldo fiton 975,000 dollarë për një postim të reklamuar në Instagram, sipas një studimi të publikuar në Buzz Bingo.

Ai raportohet se fitoi 47.8 milion dollarë nga postimet e tij në mediat sociale, gjatë këtij viti.

Ronaldo krenohet me më shumë se 187 milion ndjekës në Instagram.

Ai gjithashtu ka më shumë se 2,600 postime. Nga postimet e tij më të fundit arriti diku midis 2.7 milion dhe 7.8 milion pëlqime dhe 6,000 dhe 35,000 komente.

Sipas Goal.com, Ronaldo fitoi 34 milion dollarë si lojtar i Juventus sezonin e kaluar në ligën e futbollit të Italisë, Seria A.

Paratë qw fiton sulmuesi 34-vjeçar nga platforma e mediave sociale janë më shumë sesa të famshmit Kylie Jenner, Selena Gomez dhe Emily Ratajkowski, thuhet në studim. Ai gjithashtu fiton më shumë se dyfish se rivali i tij ndërkombëtare Lionel Messi, i cili raportohet se fiton 23.3 milion dollarë nga postimi në Instagram.

Përveçse luan futboll dhe poston selfie në Instagram, Ronaldo gjithashtu ka marrëveshje fitimprurëse me Nike, Armani, Tag Huer, Egyptian Steel, EA Sports, PokerStars dhe Castrol.

Me Nike, Forbes raportoi se Ronaldo ka një marrëveshje të përjetshme, e cila vlen më shumë se 1 miliard dollarë. Ai është një nga tre lojtarët që ka një marrëveshje të gjatë me markën e veshjeve sportive. Dy të tjerët janë LeBron James dhe Michael Jordan./noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.