Dita e mirë shihet në mëngjes!
Nga: Durak Thaçi
Njëra ndër skuadrat më me nam në futbollin Kosovar, skuadra e qytetit të lashtë Lidhjes së Prizrenit FC.Liria sot para publikut të saj më të zjarrt në Kosovë “Arpagjikat” ka pësuar humbje nga Ballkani me rezultat 0:3 duke vështirësuar edhe më tej qëndrimin në Superligë.
Shum nga njohësit e futbollit,adhurues, dashamir të skuadrës së tyre të zemrës,me lojën që tregoi sot janë skeptik të mëdhenjë që të ndodh mrekullia që Liria të shpëtoj nga më e keqja. Lojën që pam sot nuk dallon nga loja e edicionit vjeshtor edhe pse janë bër shum përforcime, loja nuk ka ndyshuar mbetet ajo e vjetrta.
Skuadra e Lirisë nuk guxon të bëj lëshime si qe bëri sot kundër Ballkanit,duhet doemos ti fitoi të gjitha ndeshjet vendase dhe të argëtoi pikë në udhëtim për ti shpëtuar më Të keqës. Një fjal popullore thot “Dita e mirë shihet në mëngjes”.
Andaj mbetet të shihet në vazhdim sepse dita e sotme nuk jep shpres se mundë të shpëtoi nga rënja e Superligës. A pritet një kthesë e madhe nga skuadra e Lirisë pritet të shihet në ndeshjet në vazhdim! / Gazeta e Prizrenit
P. S Autori është ish-delegat dhe ish-anëtar i Komisionit për privatizim klubit