Flet Zafa për arrestimin, mohon se sulmoi policinë

U raportua se është arrestuar ish zëvendësministri Zafir Berisha, për pengim të personave zyrtarëve në kryerjen e detyrës.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka mohuar se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës së tyre, derisa ka treguar se si ka ndodhur çdo gjë, ku policia i kishte vënë gjobë në veturë për parking dhe më pas polici i ka hedhur gaz lotsjellës.

“Nuk është e vërtetë se kam pengu ndonjë person zyrtar, por për disa ditë rresht dikush nga policia para Shoqatës së Veteranëve më vendosë tiketë dënimi për parking edhe pse dhjetëra makina tjera nëpër trotuar më keq se e imja e parkuar dhe nuk kishin tiketa dënimi! Tipin në fjalë nuk e njoh, por veprimet e tij më bëjnë të dyshoj se kanë qenë provokuse dhe me qëllim, për të cilin pres përmes organeve të drejtësisë të sqarojë, sepse si kam pas borxhe me ardh me më qit gaz pa kurrfarë arsye, gaz lotsjellës. Dyshoj në bazë të sjelljeve që ka bërë polici, mundet me qenë viktimë e trushpëlarjes se i është bërë nga sekti në pushtet me propagandën sllave kundër njerëzve të UÇK-së, pasi edhe rasti ndodhi para Shoqatës së Veteranëve dhe me gjasë zyrtari me mision dhe vetëdije edhe sjelli ashtu, për këtë tregon deklarata e tij për të cilat pres që kamerat e sigurisë aty pari kanë me sqaru çdo gjë”, ka thënë Berisha për Gazeta Blic.