20-04-2024

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Zym të Prizrenit

Gazeta Sinjali mëson se sot rreth orës 12:30 një shtëpi është djegur në fshatin Zym në qytetin e Prizrenit. Arsyet e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri ende nuk janë bërë të ditura.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se shtëpia ka qenë e vjetër dhe e pa banuar.

Sa i përket dëmeve, Gashi shtoi se fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa ekipet emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.