Fluks i madh i veturave në Vërmicë: Kaq duhet të prisni për ta lëshuar Kosovën
Në pikën kufitare në Vërmicë është një numër i madh i veturave të cilat po presin për të kaluar në Shqipëri. Deri në 20 minuta janë pritjet për ta lëshuar Kosovën nga kjo pikë kufitare, shkruan Gazeta Metro.
Kolona të gjata janë krijuar në mëngjesin e kësaj të diele në pikën kufitare të Vërmicës. Kolona e krijuar prej 200 metra, po shkakton pritje për të hyrë në Shqipëri.
Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.
Kujtojmë që rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. Përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar.