24-10-2021

Fluks i shtuar i turistëve për në Shqipëri

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës sot kanë kaluar 41,670 shtetas të huaj, një fluks i shtuar turistësh dhe i mirëmenaxhuar nga PKK, Morinë, deklaroi sot për ATSH-në, prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.

Prefekti Kuçkana u shpreh se vazhdon të rritet numri i turistëve që kalojnë pikën Kufitare të Morinës. “Sot, në fundjë javë ky numër është më i lartë se ditë më parë, pasi qytetarë të Kosovës dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri”, tha Prefekti.

Nga të dhënat zyrtare sot nga ora 03:30 kanë hyrë në PKK Morinë 153 autobusë, 6800 automjete të vogla në total me rreth 41,670 shtetas kosovarë dhe kryesisht të huaj.

Prefekti i Kukësit Kuçana thekson se situata është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve.

Asnjë koment

Comments are closed.