Prizren: Krerët e shtetit të Kosovës në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare
Në Prizren po shënohet përvjetori i 146-të i Lidhjes Shqiptare.
Presidentja vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po marrin pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ky aktivitet është organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, në kuadër të agjendës të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.