26-04-2024

Gëzim Kelmendi: Me 12 mijë euro në çantë inspektori i VV-së, korrupsion se jo mahi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar arrestimin e inspektorit Gafurr Rexha nën dyshimin për korrupsion dhe ryshfet.

Kelmendi ka thënë “korrupsion se jo mahi”, për inspektorin i cili sipas Kelmendit po cilësohet si pjesë e Vetëvendosjes.

Madje, ai pyeti ku janë ata që e mallkonin e e ofendonin kur Kelmendi e kritikonte VV’në.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kelmendit.

“12 mijë euro n’çantë inspektori i VV-së!

Korrupsion se jo mahi!

Ku janë tani ata që më shanin, ofendonin e mallkonin kur e kritikojsha VV-në?”, shkroi Kelmendi.

Asnjë koment

Comments are closed.