06-07-2026

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prizren – Gjakovë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj ka thënë për Indeksonlinen se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj./IO

Asnjë koment

Comments are closed.