25-04-2024

Gjenden 9 granata dore dhe disa fishekë në Malishevë

Në një objekt përcjellës në fshatin Lladroviq të Malishevës  janë gjetur nëntë granata dorë, tre karikatorë të armës A47, një karikator i armës automatike 20 si dhe 22 fishekë të kalibrit 7.62 mm

Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë, ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i EOD-së.

Policia njoftoi se municioni është gjetur brenda një kove.

Të gjitha këto mjete te dyshimta ekipi i deminimit i ka tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.