Gjendet pa shenje jete një person
Një person është sjellë pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë.
Rastin e konfirmoi për Gazetën e Prizrenit zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person mashkull, rreth 52 vjeç, është sjellë pa shenja jete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksoi Bytyqi. / Gazeta e Prizrenit

