23-04-2024

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimet, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.

”Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 233 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221. Në total numri i rasteve aktive është 52”, thuhet në njoftim.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.