03-05-2024

Gjimnazistët e “Gjon Buzuk-ut” demonstrojnë shkathtësitë në lëndët shkencore (foto)

Njohuritë e fituara në lëndët shkencore dhe talentin e tyre nga fushat përkatëse, nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku”, sot i kanë demonstruar në një ekspozim para profesorëve dhe nxënësve të kësaj shkolle, duke treguar përkushtimin për dije, shkathtësi dhe kreativitet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Me nismën e Këshillit të nxënësve të shkollës është mbajtur Panairi shkencor, në të cilin janë paraqitur eksperimente të ndryshme nga disa fusha.

Në mjedise të shkollës, para afro 2 mijë bashkëmoshatarëve dhe rreth 100 mësimdhënësve ata kanë ekspozuar punime nga informatike, biologjia dhe fusha të tjera, të cilat janë pjesë e programeve shkollore, por edhe jashtë saj.

Drejtori i shkollës, Jeronim Susuri, pasi ka parë eksperimentet, ka premtuar përkrahje që së shpejti ky organizim të jetë i hapur edhe për prindërit.

Ndryshe, gjimnazistët prizrenas, që njihen për rezultate të mira dhe në Testin e Maturës, edhe herëve të tjera kanë organizuar panaire të ngjashme. Ata po ashtu njihen edhe për organizime të tilla me qëllime humanitare. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Jeronim Susuri

Fotografia e Jeronim Susuri

Fotografia e Jeronim Susuri

 

Asnjë koment

Comments are closed.