26-04-2024

Gjoba do të vije automatikisht, Policia e Kosovës prezantohen veturat e reja (Video)

Policia e Kosovës sot ka prezantuar projektin më të ri, me pajisjet më të reja “Patrulla Inteligjente” që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia.

Sipas Policisë, këto pajisje do të mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë dixhitale, raporton Indeksonline.

Pajisjet në mënyrë elektronike do të bëjnë identifikimin e shpejtësisë, kundërvajtjeve në trafik, mjeteve të paregjistruara, mjeteve të vjedhura dhe do të mundësojë identifikimin e personave dhe mjeteve në kërkim.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se automjetet me këto pajisje do të ketë në të gjithë vendit, përfshirë autostradat dhe zonat urbane.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë që nga sot në komunikacion do të jetë automjete dhe mjete teknike qe e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit deri tash. Në ditët në vijim identifikimi do të bëhet nga pajisjet teknike, sensorët, radarët, kamerat e instaluara në automjet e bëjnë identifikimin. Ndalime do të bëjmë deri kur databazat të konektohen me automjete ndërsa pastaj nuk do të ketë ndalime, gjoba do të bëhet në mënyrë elektronike”, ka thënë Mehmeti./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.