24-11-2024

Gjysma e e-kioskave në Prizren jofunksionale

Aty vlerësohet se edhe përpjekjet individuale të komunave për digjitalizimin e shërbimeve administrative me futjen në përdorim të e-kioskave nuk është se i kanë eliminuar sfidat në këtë drejtim, shkruan Koha Ditore. Madje rreth gjysma e e-kioskave të vendosura nuk janë funksionale.

Agron Demi nga Instituti GAP, duke prezantuar gjetjet e raportit mbi problemin e reformimit të administratës publike, me theks të veçantë ngecjet në ofrimin e shërbimeve administrative në formë digjitale, ka theksuar se edhe në këtë mandat qeverisës, ashtu sikurse edhe në qeverisjet e kaluara, reformimi i administratës dhe digjitalizimi i shërbimeve nuk kanë qenë fare prioritet.

Asnjë koment

Comments are closed.