17-05-2024

Gjysma e fshatit Romajë ( Has ), pjesa ku ndodhen edhe tri institucione gati tri ditë pa energji elektrike

Aktivisti nga Hasi, Dr. Fejzë Kabashi, përmes “facebook-ut”, ka njoftuar se gati prej tri dite nuk ka energji elektrike gjysma e fshatit Romajë, përfshirë qendren e fshatit, ku ndodhen edhe tri institucionet publike, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Po bëhet dita e tretë dhe gjysma e fshatit Romajë (përfshi qendren e fshatit , ku ndodhen edhe tri institucionet publike, shkolla(fillore dhe e mesme) , QKMF(ambullanta) dhe zyra e gjendjes civile  nuk ka rrymë elektrike”, ka shkruar ai.
Në fotot e postuara shihen gropa, që sipas tij po kalon muaji që i kanë bërë përgjat gati gjithë fshatit në drejtim të Kushninit “kinse po investojnë në ndrrimin e rrjetit të tensionit të lartë”, dhe as kush se di kur , si e deri do ndërrohet.
“Vlen me cekë se edhe kjo pjesë e RKS 🇽🇰, ka qeverisje lokale e qëndrore (marrim pjes në zgjedhje), pra edhe për neve duhet mu interesu institucionet”, ka shkuar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.