Goditet këmbësori në Mamushë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes
Një person i mitur është goditur nga një kamionetë në Mamushë.
Ngasësi pas shkaktimit të aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku po vazhdon të kurohet./Indeksonline/