24-11-2024

Gurbardhi e Bubli i Malishevës bëhen me ndriçim publik

Në kuadër të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha në Komunën e Malishevës, ndriçimi publik në fshatra, këto ditë ka përfunduar ndriçimi në fshatrat Gurbardh dhe Bubël.

Siç thuhet në njoftimin e komunës, gradualisht ky projekt po shkon drejt përfundimit, ku është duke u rregulluar ndriçimi në 18 vendbanime dhe kështu gjysma e vendbanimeve këtë vit bëhen me ndriçim, dhe varësisht nga mundësitë buxhetore, deri në vitin 2020, shumica dërmuese e fshatrave, pritet të kenë ndriçim publik.

Zyrtarët kanë vlerësuar se gjatë inspektimit të punimeve, janë takuar edhe përfaqësuesit apo banorët e këtyre dy fshatrave, dhe i kanë uruar për këtë projekt mjaft domethënës për banorët, e që ka qenë edhe kërkesë e tyre, për shkak të nevojës së kohës dhe krijimit të sigurisë më të madhe në këto vendbanime. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.