24-11-2024

Hagë: Avokati i Thaçit i nervozuar nga zvarritja e procesit

Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur të nervozuar sot në seancën e Speciales për shkak të vonesave të Prokurorisë për nxjerrjen e materialeve.

Mbrojtja e Thaaçit deklaroi se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga koha për nxjerrjen e materialeve, duke shtuar se çështja është stërzgjatur.

Lexo Edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/prizren-komuna-jep-leje-per-kompleksin-shumekatesh-afer-qendres-historike-por-nuk-e-ben-publike-2/

Në fjalën e tij avokati Gregory Keohe e quajti qesharake qasjen e prokurorisë duke theksuar se Prokuroria në fillim pretendonte që gjykimi të niste në verën e këtij viti.

“Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë. Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne kemi marë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts [avokati qe foli papraprakisht]. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje? Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe./Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.