19-04-2024

Hajnat thyejnë lokale e më pas vjedhin gjësende me vlerë në “Abi Qarshia”

Persona të panjohur mëngjesin e hershëm të së enjtës kanë kryer disa vjedhje në lokale të ndryshme në qendrën tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se të dyshuarit kanë thyer dhe më pas vjedhur gjesënde me vlerë në disa lokale.

Rasti ka ndodhur rreth oërs 04:00 ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet përkatëse të policisë në Prizren.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ndërsa deri më tani nuk është raportuar për persona të dyshuar apo arrestuar./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.