16-04-2024

Ja kur pritet ftoftë, borë e ngrica në Kosovë

Ditët e para të këtij viti, moti do të jetë kryesisht me diell, derisa mëngjeset me ngrica. Në fundjavë ndërkaq sipas Prishtina Weather priten reshje të borës.

Nga dita e dielë priten reshjet e borës, do të ketë një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore.

Ditën e shtunë në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do te jenë nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.

2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vransirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielen, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Asnjë koment

Comments are closed.