Hajni i njohur në Prizren në pranga për vjedhje, ishte arrestuar edhe për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së
Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari është: Menderes Kadri.
Ai dyshohet për vjedhjen të një çante në një dyqan në Prizren, brenda të cilës siç mëson Gazeta Sinjali, kishte dy telefona dhe para të gatshme.
Kadri është i njohur për organet e rendit, pasi në shkurt kishte kryer një vjedhje në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Prizren.

Për rastin kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, e cila kishte zbuluar se Kadri në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së kishte vjedhur armën zyrtare të tij bashkë me një çantë.
Ndërsa për rastin e fundit, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Kadri dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera, të kryera kryesisht në rajonin e Prizrenit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.