04-05-2024

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë, demonstrime edhe nga helikopterët ( VIDEO )

Hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një shfaqje nga helikopterët Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit.

Sot, u hap zyrtarisht kjo bazë si një “investim i madh që do të shërbejë për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës ajrore”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bazën ajrore e ka vlerësuar si një nga investimet më të mëdha të NATO-s në Shqipëri.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, ministri Peleshi ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kanë punuar në rikthimin e bazës ajrore të NATO-s.

Asnjë koment

Comments are closed.